Liga e Kampionëve rikthehet në program këtë mesjavë, kryendeshja në “Parkun e Princave”

Pas një pritje disamujore, Liga e Kampionëve rikthehet në program këtë mesjavë me ndeshjet e para të 1/8 së finales.

Të martën dhe të mërkurën janë në program katër ballafaqimet e para të kësaj faze, me kryendeshjen që luhet në “Parkun e Princave”, shkruan Demokracia.com.

Paris Saint-Germain – Bayern Munich është dueli kryesor që zhvillohet të martën mbrëma. Po të njëjtën ditë luhet edhe takimi mes Milanit dhe Tottenham Hotspur.

Të mërkurën sfida më interesante pritet të jetë ajo që luhet në “Signal Iduna Park” me Dortmundin nikoqir të Chelseat.

Çiftet dhe orari i kësaj mesjave:

E martë:

Milan 21:00 Tottenham Hotspur

Paris Saint-Germain 21:00 Bayern Munich

E mërkurë:

Club Brugge 21:00 Benfica

Dortmund 21:00 Chelsea.