Liga e Kampionëve: Reali mposht Interin dhe e eliminon, Atalanta e befason Liverpoolin

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampionëve për mbrëmjen e sotme të vlefshme për rrethin e katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionevë.

Kryendeshja u zhvillua në “Giuseppe Meazaa” ku Interi u mposht me lehtësi nga Real Madridi me golat e Hazard dhe Rodrygos.

Kjo humbje i minimizon gjasat e “Neroazzurrëve” për kualifikimin në fazën tjetër pasi ka vetëm dy pikë në vendin e fundit kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar.

Ndeshja tjetër interesante ishte ajo ndërmjet Liverpoolit dhe Atalantës, ku mysafirët e befasuan skuadrën angleze duke fituar me rezultat 0-2 dhe duke mbajtur gjallë kështu shpresat për ta kaluar këtë grup.

Rezultatet tjera ishin si më poshtë:

Ajax – Midjyflan 3-1

Atletico Madrid – Lokomitivo Moscow 0-0

Marselle – Porto 0-2

Bayern – Salsburg 3-1