Liga e Evropës: Manchester United dhe Inter në çerekfinale

Manchester Unitedi dhe Interi e kanë siguruar nga një vend në çerekfinale të Ligës së Evropës, pas fitoreve ndaj LASK dhe Getafe në ndeshjet e tyre përkatëse në rundin e 16 më të mirëve të mërkurën.

Manchester United 2:1 LASK (5:0)

Unitedi e mundi 2:1 LASK-n në ndeshjen e kthimit në Old Trafford, falë golave nga Jesse Lingard dhe Anthony Martial dhe kalon në rundin tjetër me rezultat të përgjithshëm 7:1, pasi e kishte fituar 5:0 ndeshjen e parë në Austri, raporton Gazeta Express.

Ole Gunnar Solskajer nuk luajti me formacionin më të mirë në këtë takim, duke e parë rezultatin nga ndeshja e parë.

Dhe pavarësisht se u gjend befasisht në disavantazh kur Philipp Wiesinger shënoi gola fantastik nga largësia, Unitedi e mbizotëroi takimin dhe ia arriti ta përmbysë rezultatin.

Lingard e barazoi rezultatin në 1:1 pas vetëm dy minutave kur u shërbye nga Juan Mata.

Dy minuta para fundit, Martial shënoi nga afërsia për fitoren e Djajve të kuq.

Inter 2:0 Getafe

Interi e mundi 2:0 Getafen në një ndeshje të vetme mes tyre në rundin e 16 më të mirëve, në terren neutral në Veltins Arena të Gelsenkirchen, për shkak se ndeshja e parë nuk u zhvilluar fare në shkurt për shkak të pandemisë koronavirus.

Romelu Lukaku dhe Christian Eriksen shënuan për t’ia siguruar një vend në çerekfinale skuadrës së Antonio Contes.

Skuadra spanjolle i bëri të vuajnë zikaltër për pjesën më të madhe të pjesës së parë, por Samir Handanovic e ruajti portën e paprekur pavarësisht rasteve të shpeshta.

Lukaku e kaloi Interin në epërsi pasi e mposhti me forcë mbrojtësin e Getafes në minutën e 33-të.

Getafe krijoi shumë raste, por nuk arriti të gjuajë brenda kornizës së portës së portierit slloven më shumë se dy herë.

Rasti më i mirë për spanjollët erdhi një çerek lojë parafundit, megjithatë, kur e fituan një penallti pasi Godin e preku topin me dorë në zonën e Interit.

Por Mollina gjuajti jashtë portës.

Eriksen, i futur në ndeshjen në minutën e 81-të, shënoi gol pas vetëm dy minutave, duke ia prerë këmbët futbollistëve të Getafes.

Mesfushori danez realizoi pas një kundërsulmi të shpejtë të zikaltërve.