Ish-drejtori i Policisë së Kosovës dhe ish-shefi i AKI-së, Shpend Maxhuni ka qenë njëri ndër udhëheqësit më të suksesshëm në këto dy institucione.
Por përveç kësaj ai kishte bashkëpunim të jashtëzakonshëm dhe përkrahje të madhe nga ndërkombëtarët, veçanërisht me SHBA-të, shkruan Ballkani.info.
Gjatë kohës sa Maxhuni ishte drejtor i Policisë e shef i AKI-së, ai u mbështet fuqishëm nga Amerika, si dhe nga tanimë presidenti i SHBA-ve, Joseph Biden, i cili aso kohe ishte zëvendëspresident i Amerikës
E këto lidhje të mira me Amerikën, Maxhuni i ka shfrytëzuar për policët e Kosovës, të cilët me verdiktin e tij vazhdimisht kanë kryer trajnime në SHBA, sa ishte në pozitën e udhëheqësit të Policisë. /Ballkani.info/








