Lidhet marrëveshja Spanjë-Shqipëri për krijimin e një grupi të përbashkët hetimi kundër krimit të organizuar ndërkombëtar

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe homologu i tij spanjoll kanë nënshkruar një marrëveshje për krijimin e një grupi të përbashkët hetimi në fushën e luftës kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.

Marrëveshja është nënshkruar në praninë e dy kryeministrave Edi Rama dhe Pedro Sanchez.

“Marrëveshje dypalëshe për krijimin e një grupi të përbashkët hetimi në fushën e luftës kundër krimit të organizuar ndërkombëtar duke përdorur instrumentet e inteligjencës policore dhe hetimit që të dy vendet vlerësojnë të përshtatshme”, shkruan Rama në një postim në Facebook.