Lideri i Superligës së Kosovës bëhet me tribuna VIP

Ballkani nga Suhareka është duke kaluar një sezon fantastik deri tani në Superligën e Kosovës në futboll


Skuadra e udhëhequr nga Ismet Munishi është në vendin e parë në tabelë me 40 pikë pas 19 xhirove, raporton Reporteri.net

Ballkani gëzon formë të lartë në ndeshjet kur luan në shtëpi, ku nga 10 ndeshje ka 9 fitore dhe vetëm 1 barazim.

Fotografia e FC Ballkani
Ballkani-Ferizaj 3-0 – Foto: FC Ballkani

Skuadra simpatike nga Suhareka ka bërë një ndryshim te pjesa e tribunave.

Tashmë një pjesë është e rrethuar dhe janë vendosur disa ulëse siç mund të shihen në fotot e mëposhtme.

Tribuna VIP në stadiumin e Ballkanit – Foto: Reporteri.net 

Aty zakonisht qëndrojnë drejtuesit e klubit vendas, por edhe ata të skuadrave mysafire që vijnë për të zhvilluar ndeshje në këtë stadium.

Fotografia e FC Ballkani
Ballkani-Ferizaj 3-0 – Foto: FC Ballkani

Ndryshe, këtë fundjavë Ballkani do të përballet me Prishtinën në derbin e javës së 20-të në Superligën e Kosovës.