Liburn Aliu nuk deklarohet për aktakuzën për korrupsion pas seancës: S’ka ndonjë zhvillim interesant

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu shumë shkurt para gazetarëve tha se nuk mund të komentojë aktakuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Komente ai tha se do t’i bëjë me 7 qershor kur edhe është caktuar që të mbahet seanca e dytë në rastin e tij dhe disa të akuzuarve të tjerë.

“Nuk ka ndonjë zhvillim tjetër më interesant dhe pas seancës tjetër mund të flasim më hollësisht”.

Aliu në seancën e mbajtur të premten është deklaruar i pafajshëm për pretendimet e Prokurorisë.