Pasaporta

Liberalizimi i vizave rrit në 579 numrin e serbëve që duan të pajisen me pasaportë të Kosovës

Liberalizimi i vizave ka zgjuar dukshëm interesimin e serbëve për t’u pajisur me pasaportë kosovare.

Pas 1 janarit, numri i aplikimeve nga komuniteti serb është dhjetëfishuar.

Këtë e konfirmuan për Tëvë1 nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Gjatë vitit 2024, në komunën e Mitrovicës së Veriut kanë aplikuar 325 serbë, Zveçan 69, Zubin Potok  94 dhe Leposaviq 90 aplikues. Ndërsa gjatë vitit 2021, 2022 dhe 2023, numri i aplikimeve në këto komuna ishte 52”.

E pajisjen me pasaportë të Kosovës po e pret edhe ky i ri serb nga Mitrovica e Veriut.

“Unë kam letërnjoftim Kosovar, e kemi dorëzuar tani për pasaportë kosovare, kështu që jemi duke pritur së shpejti, kështu që mendoj se është më mirë nëse mund të kemi një mundësi tjetër për të udhëtuar me pasaporta të Kosovës, kështu që kemi dy dokumente, por është mirë” .

Mendim pozitiv po shfaq edhe një qytetar tjetër.

“Kjo është e mrekullueshme, kjo është shumë e mirë, është shumë e bukur, është mirë që mund të udhëtojmë dhe nuk jemi të burgosur këtu”.

E gazetari serb Branislav Krstiq vlerëson se pamundësia që qytetarët të kenë dy kombësi, ka bërë që të jenë të diskriminuar.

“Beogradi zyrtar nuk lejon pasaportat regulare, edhe serbët nga veriu i vendit kanë pasaportat e qendrës koordinuese, në anën tjetër Qeveria jonë insiston ata njerëz kanë në të njëjtën kohë edhe letërnjoftimet e Kosovës.  Në njëfarë mënyre ata kanë qenë të diskriminuar, sepse tash mungon vendimi i Beogradit zyrtar, Prishtina insiston me qenë të suspenduar ato dokumentet dhe në anën tjetër Bashkësia ndërkombëtare do të marrë një vendim në maj të vitit të ardhshëm ”.

Liberalizimi i vizave për Kosovën u nënshkrua zyrtarit më 19 prill të vitit 2023, në një ceremoni të organizuar nga Parlamenti Evropian në Strasburg, teksa vendimi hyri në fuqi nga 1 janari 2024.

VIDEO BONUS: Komandanti i UÇK-së, Talat Xhaferi do të jetë kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut