Lewandowski vendos rekord të ri në Ligën e Kampionëve

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski është bërë lojtari më i shpejtë që shënon katër gola në një ndeshje të Ligës së Kampionëve ndërsa kampionët gjermanë kaluan 0-6 në Beograd Crvena Zvezdën të martën.

31-vjeçari goditi pjesën e pasme të rrjetës katër herë në vetëm 14 minuta dhe 31 sekonda, duke rritur avantazhin e Bayernit në 0-5.

Lewandowski u bë vetëm lojtari i dytë që shënoi katër gola në Ligën e Kampionëve dy herë – përkrah Lionel Messi – pasi kishte arritur tashmë të shënojë në klubin e mëparshëm Borussia Dortmund në fitoren 4-0 ndaj Real Madridit në gjysmëfinalen 2012/13.

Ishte het-triku i tretë i Lewandowski në këtë garë, ku vetëm Messi dhe Cristiano Ronaldo (8) kanë më shumë në historinë e Ligës së Kampionëve.