Bundesliga
Lewandowski shkëlqen në fitoren ndaj Nurnbergut
Bayern Munich ka shënuar fitore të lehtë në shtëpi ndaj Nurnbergut.
3 me 0 ishte rezultati përfundimtar i takimit të sotëm.
Paraqitje fantastike në këtë takim pati Robert Lewandowski që shënoi dy gola.
Ribery ishte ai që shënoi golin e tretë në minutën e 56, që doli të ishte edhe i fundit në këtë takim.
Në vendin e dytë Bayerni ka 27 pikë. Kurse Nurnbergu në vendin e 16 ka 11 pikë.