2 fitore rradhazi

Lewandowski nuk ia atribuon vetes rikthimin në formë të Bayernit

3 gola në dy ndeshjet e fundit i ka shënuar sulmuesi i Bayernit, Robert Lewandowski, gola këto që e kanë këndellur klubin bavarez.

Futbollisti polak shënoi mbrëmë në fitoren 0-2 ndaj AEK-ut, derisa kontribuoi edhe me dy gola në fitoren 1-3 përballë Wolfsburgut në fundjavën e kaluar, këta gola erdhën pas një serie negative prej 3 ndeshjeve pa gol.

Ky rikthim i Lewandowskit ka qenë i mirëseardhur për trajnerin e Bayernit, Robert Kovac e ardhmja e të cilit nuk ishte e sigurt.

“Unë e bëj më të mirën time që skuadra të fitojë. Por sërish është punë ekipore, sepse secili punon shumë për sukses këtu. Nuk ka të bëjë vetëm me mua”, tha Lewandowski.

Ish sulmuesi i Dortmundit tregoi se është i mësuar me presionin dhe me futbollin e nivele të larta ndërsa premtoi përkushtim në mënyrë që Bayerni të mos përjetojë më kriza të rezultatit.