Lewandowski mbetet besnik ndaj Barcelonës

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski vazhdon të mbetet besnik ndaj Barcelonës, dhe dëshira e tij është që ta vesh fanellën e Blaugranave në sezonin e ri.

Sipas MundoDeportivo, Lewandowski po i qëndron besnik Barcelonës edhe pasi PSG ka shfaqur interesim kohët e fundit.

Një transferim të Lewandowskit tek Barcelona e ka kërkuar edhe trajneri Xavi Hernandez.

Pas interesimit nga klubi spanjoll, sulmuesi polak ka folur publikisht ku ka kërkuar largimin nga kampioni Gjerman Bayern Munchen.