Lewandowski: Jam drejt fundit, do ta mbyll karrierën me këtë fanellë

Sulmuesi polak i Barcelona, Robert Lewandowski, pas mbylljes së këtij sezoni (2022-2023), ka folur për të ardhmen e tij në një intervistë për “Canal Plus”. 34-vjeçari është i vetëdijshëm se është në vitet e fundit të karrierës së tij.

“Momenti i tërheqjes time nga sporti po afron dhe me shumë gjasa, lamtumira do të vijë me fanellën e Barceloës. Unë dhe familja ime ndihemi vërtet komodë këtu ku jemi”, u shpreh Lewandowski, që mbylli sezonin e parë me fanellën e ekipit “blaugrana”.

Këtë sezon, sulmuesi polak realizoi 33 gola në 46 ndeshje në total me Barcelonën (23 gola në kampionat). “Vetëm pasi të mbyll kontratën aktuale me Barcelonën do të vendos nëse do të luaj ende apo jo. Për momentin dua të respektoj kontratën aktuale që kam këtu”, tha polaku.

Lewandowski ishte një nga protagonistët e fitimit të titullit kampion në La Liga këtë sezon.