Lewandowski dhe ish-agjenti i tij “takohen” në gjyq

Lojtarët që veshin fanellën e Barcelonës duket se janë pajtetër të “detyruar” të paraqiten të paktën 1 herë në gjykatë dhe tashmë në “rrejtën” e drejtësisë ka rënë Robert Lewandowski ndaj të cilit është ngritur një akuzë nga ish-agjenti i tij, Cesary Kucharski, në vitet 2010-2018.

Kucharski akuzon sulmuesin e Barcelonës se ka transferuar para nga llogaritë e kompanisë së tyre në llogaritë personale të tij dhe gruas së tij Anna pa dijeninë e një partneri. Leëandoëski, nga ana tjetër, akuzon ish-agjentin e tij për shantazh. Si provë, ai citoi një regjistrim të bisedave me ish-agjentin.

Lewa i dha gjykatës regjistrimet e tre bisedave që u zhvilluan midis shkurtit 2018 dhe janarit 2020, për të cilat Kucharski deklaron se ato janë redaktuar.

Mosmarrëveshja mes palëve tashmë vazhdon prej disa vitesh, me futbollistin dhe ish-përfaqësuesin e tij, të cilët kanë zhvilluar një sërë takimesh për ta zgjidhur atë, por nuk arritën kurrë një marrëveshje.