Lewandoski kërkon më shumë transferime nga Bayerni

Robert Lewandowski ka folur për afatin kalimtar që po e zhvillon Bayern Munich, para përballjes me Arsenalin në International Champions Cup.

Sulmuesi polak ka kërkuar nga skuadra gjermane që të bëjë më shumë transferime, në mënyrë që në sezonin e ri të garojnë për të gjithë trofetë.

Bavarezët do ta fillojnë sezonin 2019/2020 si kampion të Bundesligës, mirëpo nuk e kanë fituar Ligën e Kampionëve që nga viti 2013.

“Ne po presim që të ndodhin më shumë transferime të reja”, ka thënë Lewandowski para gazetarëve në Los Angeles. “Është e vështirë ta fitosh Ligën e kampionëve pa transferime të reja”.

“Të luash në nivele të larta, juve ju duhen lojtar kualitativ, në mënyrë që të konkurroni me më të mirët. Ne deri më tani nuk kemi bërë ndonjë transferim të madh në këto dy vitet e fundit, e që mendoj se ajo gjë na duhet”, ka shtuar më tej polaku.

Bayerni deri më tani e ka transferuar Benjamin Pavardin dhe Lucas Hernandezin, ndërsa nga skuadra janë larguar Franck Ribery, Arjen Robben, Mats Hummels, Rafinha dhe James Rodriguez.

loading…