Lëvizë Real Madridi, kjo është oferta e madhe dhe zyrtare për Kylian Mbappe

Real Madrid është duke tentuar fuqishme që ta rrëmbejë sulmuesin Kylian Mbappe nga Paris-Saint-Germain.

Kajmi i fundit që vjen nga “El Chiringuito”, flet për një ofertë konkrete tashmë të bërë nga Real Madridi prej rreth 160 milionë eurosh për të nënshkruar me yllin francez.

Media në fjalë siguron se Madridi i ka kërkuar leje PSG -së për të qenë në gjendje të negociojë si me futbollistin ashtu edhe me agjentin dhe familjen e tij mbi një kontratë të ardhshme të lidhur me klubin nga “Santiago Bernabeu”.