Kandidati dhe asamblisti i Vetëvendosjes në Junik, Florim Shala para pak çastesh ka penguar në punë komisionerin Arsim Miroci duke mos e lënë ta kryejë detyrën zyrtare.

Reporteri.net ka siguruar një video e ku shihet se Florim Shala, ka penguar në punë   komisionerin duke iu drejtuar me fjalët “hajn lshoma dorën, nuk ka të drejtë ai me ma prekë dorën”, “Hajde dil jasht ta tregoj qejfin hajn, pis”.