Lëshohet alarmi i një banke në Lipjan, intervenojnë policia VIDEO

Policia e Kosovës ka interventuar në vendin e ngjarjes, pasi u lëshua alarmi i sigurisë së një bankë në Lipjan.

Mediumi lokal ‘Lipjani News’ tregon intervenimin e policisë pas lëshimit të alarmit.

Pas kontaktimit të komandantit të policisë së Lipjanit, Bashkim Bytyqin, i njëjti medium ka bërë me dije se nuk ka pasur ndonjë tentim për vjedhje

“Një alarm i bankës i ka aktivizu policinë me u përgjigj në rast por ka qenë vetem alarmi dhe nuk ka pas asgjë tjeter”, ka deklaruar Bytyqi.

Megjithatë, komandanti Bytyqi nuk ka bërë të ditur arsyen e lëshimit të alarmit.

Ndiqeni videon në vazhdim: