L’Equipe zbulon skuadrën ku po kërkon të transferohet Cristiano Ronaldo

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo po kërkon ta konkretizojë një lëvizje në Manchester City, raporton “L’Equipe”.

Ronaldo, i cili ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me Juventusin, nuk e fsheh dëshirën e tij për t’u larguar nga klubi dhe ka folur me yjet e Portugalisë në radhët e Manchester Cityt Bernardo Silva, Ruben Dias dhe Joao Cancelo rreth situatës në klubin anglez, përcjellë KosovaPress.

City është i gatshëm të paguajë pagën e Ronaldos, por do të kërkonte një marrëveshje që do të përfshinte shkëmbimin e lojtarëve për të marrë 36-vjeçarin, pasi ata nuk janë të gatshëm të paguajnë një çmim të lartë për kartonin e tij.

Ronaldo e nisi nga banka e rezervistëve ndeshjen ndaj Udinezes dhe kjo ngriti spekulime se e ardhmja e tij në Juventus nuk është aspak e sigurt.