Leotrim Kryezi kalon në huazim te Chiasso
Sulmuesi i Kosovës, Leotrim Kryeziu ka ndryshuar skuadër.
Tashmë futbollisti në fjalë është huazuar te skuadra e Chiassos në Ligën e Dytë zvicerane.
Kryeziu është futbollist i Luganos në elitën e futbollit zviceran dhe është transferuar te kjo skuadër një vit më parë nga Drita e Gjilanit.
Lajmi është konfirmuar nga vetë futbollisti në rrjetet sociale.
Njoftimi nga sulmuesi:
Ju njoftoj qe sot me dt.21.08.2019 dhe zyrtarisht kam mbyllur transferin time tek klubi i Chiasso(Challenge League)si huazim 1 vjeqar nga klubi im Lugano.
Me kete ne radh te pare dua te faliminderoj klubin e Luganos per kete mundsi, gjith ata qe me mbeshteten dhe mundsuan kalimin time te Chiasso gjithashtu dhe klubin time te ri Chiasso per besimin e dhen.
Shpresoj dhe besoj qe do te ndihmoj klubin me kontributin time qe te gjindemi sa me lart ne Challenge League.