Leonardo sulmon Higuain dhe paralajmëron milanistët për merkaton!

Milani ka prezantuar Lucas Paquetan si blerjen e re në janar, ndërsa gjatë konferencës fjalën e ka marrë edhe Leonardo, drejtori sportiv, që përveç se ka mbajtur përgjegjësinë e kësaj goditje dhe investimi që prek thuajse 40 mln eurot, ka folur edhe për Higuain.

Lajmet e fundit flasin për argjentinasin e pakënaqur dhe që do të dëshironte të ndërronte ambjent, ndoshta me Chelsean si vendin e preferuar, pranë Sarrit. Por, drejtuesi brazilian, e ka prerë shkurt dhe ka sulmuar kështu “El Pipitan”. “Një gol ndryshon gjërat, duhet të marrë përgjegjësitë e tij. Duhet të vendosë këtë gjë. Jo, “po”, por “nuk e di”. Ka jetuar momente jo të mira, duhet të heqë dorë dhe të mos mendojë për ato. Je këtu dhe duhet të bësh mirë, të mendosh për fushën, kaq”.

Sa i përket merkatos: “Futbollistë nëse nuk vijnë të dëmtuar, janë gati. Një që vjen, edhe pse nuk ka luajtur, është në aktivitet. Duhet të kuptojmë se çfarë mund të bëjmë, më shumë për këtë arsye. Montolivo? Të shohim. Borini-Shenzen? Nuk kemi marrë asnjë ofertë zyrtare, as për Halilovic. Jemi 30 dhe disa duhet të largohen”.

Në fund, diçka edhe për UEFA-n: “Koha kalon dhe ndërkohë humbasi mundësi dhe raste. Takimi i të premtes do të na japë udhëzimet e reja. Mund të bëhen operacione në formë huazimi me të drejtë blerje, por nuk është e thënë që klubet të pranojnë”.

“Eshtë e çuditshme se si Milani, edhe pse nuk është më Champions prej vitesh, tërheq ende kampionë dhe nuk ka humbur famën e prestigjin. Shumë klube të tjera mund të fitojnë, por këtë gjë nuk do ta kenë kurrë”.