Neymar Jr s’do ta veshë tani për tani fanellën e PSG-së.

Drejtori sportiv i klubit, Leonardo, ka konfirmuar se braziliani është përjashtuar për ndeshjen e nesërme që PSG-ja e zhvillon me Nîmes, xhiro e parë në Ligue 1.

Leonardo ka përsëritur disa herë se nëse arrin oferta e duhur në zyret e PSG-së dhe palët janë të kënaqshme, Neymar është i lirë për t’u larguar nga Parisi.

Barcelona dhe Real Madridi janë duke u interesuar për 27-vjeçarin, por ende nuk e kanë gjetur formulën e duhur për ta bindur Al-Khelaïfin që ta lë të lirë Neymarin.

loading…