Leonardo: Jemi të kënaqur me Icardin, blerja në dorën e tij

Drejtuesi i Paris Saint Germain, Leonardo foli me superlativa për sulmuesin argjentinas Mauro Icardi, që po shënon rregullisht me skuadrën franceze, ku është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm në formacionin e Tuchel.

Leonardo vlerësoi përshtatjen e shpejtë të ish kapitenit të Interit, që është transferuar në Paris me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje, ndërsa braziliani foli edhe për detajet e blerjes përfundimtare.

“Mauro është përshtatur shumë shpejt, po luan mirë dhe po shënon rregullisht. Është një djalë që sakrifikon dhe punon shumë në fushën e lojës, për të qenë në pozicionin e duhur. Blerja përfundimtare e tij, është në dorën e vetë atij, por unë besoj se ka kohë deri në fund të sezonit”, deklaroi Leonardo.