Bayerni ka zhvilluar dje një ndeshje miqësore me skuadrën e FC Rottach-Egem të cilën e ka mundur me rezultat të thellë 23-0.

Bayerni është duke vazhduar parapërgatitjet parasezonale për sezonin e ri, derisa kampioni gjerman është takuar me skuadrën gjysmëprofesionale, FC Rottach-Egem.

Leon Dajaku në këtë ndeshje startoi për skuadrën e Niko Kovac.

Ai arriti që të shënoi golin e dytë të ndeshjes në minutën e shtatë.

Para tij, një minutë më parë kishte shënuar Renato Sanches.

Dajaku luajti në këtë ndeshje për 46 minuta dhe u zëvendësua në minutën e 46 nga Kwasi Okyere Wriedt

loading…