Leon Dajaku përfundimisht zgjedh Gjermaninë para Kosovës

Leon Dajaku nuk do ta veshë fanellën e Kombëtares së Kosovës.

Në një intervistë për faqen zyrtare të klubit FC Union Berlin, Dajaku u pyet për të ardhmen e tij, se për cilën përfaqësuese do të luajë.

“E dua futbollin, është gjithçka për mua. Po jap më të mirën dhe shpresoj një ditë të luaj në nivelin internacional”.

Për cilën përfaqësuese? Përgjigjja ishte e shkurt dhe e shpejt: “Gjermaninë”.

Ky është një sinjal se Dajaku tashmë e ka ndarë mendjen dhe se do të përfundonte te Kosova vetëm nëse Gjermania ia mbyll zyrtarisht dyert.