Leo Messi ka shënuar një super gol duke barazuar përkohësisht përballjen me Sevillan në 2 me 2.

Kapiteni i Barcelonës ka shënuar nga hyrja e zonës në një ndeshje spektakolare që po zhvillohet në stadiumin e Seviljes.

Ndeshja është me të vërtetë dramatike, dhe Barcelona ka barazuar andaluzët të cilët arritën të kalojnë dy herë në avantazh.