Leo Messi sot rrëfehet për gjithçka

Futbollisti argjentinas, Lionel Messi do të mbajë sot konferencë për media për të sqaruar situatën në të cilën gjendet.

Para dy ditëve, befasisht Barcelona dhe Messi ndërprenë bisedimet për rinovimin e kontratës dhe kubi katalonas doli me komunikatë zyrtare duke njoftuar largimin e argjentinasit.

Nga ora 12:00 në “Camp Nou”, Messi do të flasë për të gjitha ndodhitë e ditëve të fundit.

Sipas disa mediave spanjolle, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë është shumë i zemëruar dhe do të “shpërthejë” në konferencë.

Të enjten, Messi dhe Barcelona ndanë përfundimisht rrugët pas 17 viteve.

Menjëherë të premten, shumë media të mëdha botërore njoftuan se Messi është shumë afër kalimit te skuadra franceze, Paris Saint-Germain, teksa mungon vetëm zyrtarizimi.