Lenglet siguron se Dembele nuk ka asnjë problem te Barcelona

Ousmane Dembele ishte vënë në objektivin e mediave spanjolle lidhur me mbetjen jashtë takimit të fundjavës së kaluar ndaj Real Betisit, ballafaqim ky që u humb 3-4 nga Barcelona.

Arsyeja e lënies jashtë ekipit u raportua të jetë mënyrë se si Dembele i komunikojë klubit katalanas shqetësimin që ndjente, ndërsa edhe përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps i tërhoqi vërejtjen 21 vjeçarit që të ishte më i kujdesshëm në qasjen e tij.

Por Lenglet ashtu sikur edhe trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde i kanë dalur në ndihmë ish lojtarit të Borussia Dortmundit.

“Nuk mendoj se ka ndonjë problem lidhur me të. Dembele ishte i sëmurë dhe nuk arrit të dal në stërvitje. Pastaj trajneri zgjodhi një lojtar tjetër. Këto janë gjëra që ndodhin në secilin ekip, ne duhet të punojmë për të njejtin objektiv”, u shpreh Lenglet.

Dembele nuk ka startuar në La Liga prej ndeshjes me Athletic Bilbaon që u zhvillua me 29 shtator, pavarësisht që gjatë kësaj periudhe ndodhi edhe lëndimi i yllit të skuadrës, Lionel Messi.

Ky i fundit u rikthye të luajë në sfidën përballë Real Betisit duke realizuar 2 gola që nuk i mjaftuan Barcelonës për të evituar humbjen, ndërsa Lenglet ka pasur vetëm fjalë pozitive për 5 herë fituesin e Topit të Artë.

“Si kundërshtarë tentoja ta ndaloja por gjithmonë dihet se është e vështirë, si bashkëlojtarë është ndryshe sepse ai mund ta ndryshojë ndeshjen vet dhe e ruan përulësinë. Ai ka respekt për secilin dhe kjo e bën edhe më të madh atë”, përfundoi Lenglet.