Harry Kane pësoi një dëmtim të kaviljes në sfidën e të martës në mbrëmje mes Tottenhamit dhe Manchester Cityt, duke u detyruar të lërë fushën e lojës para kohe.

Klubi i Tottenhamit ka njoftuar se kanë dalë edhe rezultatet e analizave të detajuara, që konfirmojnë një dëmtim të ligamenteve anësore të kaviljes së majtë.

Megjithatë klubi nuk ka preferuar të japë afat për rikuperimin e kapitenit të Anglisë, ndërsa në ishull thonë se sezoni për sulmuesin duket se ka përfunduar.