Për të dytën ditë radhazi, Neymar nuk u stërvit me pjesën tjetër të skuadrës së Brazilit, që ka nisur grumbullimin për Copa America.

Arsyeja është shqetësimi në gju, që ndjeu gjatë të martës. Federata Braziliane e Futbollit postoi një video të yllit të “Seleçaos”, që punonte në palestrën e qendrës së trajnimit pranë Rio de Janeiros.

Neymar ka luajtur vetëm katër ndeshje për PSG që nga kthimi i tij në prill nga një lëndim në këmbën e djathtë.

27-vjeçari është kritikuar ashpër për reagimin e tij fëminor mdaj 19-vjeçarit Everton, që e poshtëroi me një tunel gjatë stërvitjes. Pasi e pa veten të poshtëruar, Neymar e plasi në tokë shokun e skuadrës dhe u largua madje pa kërkuar falje për veprimin e tij.

Duket se te Brazili situata nuk është e qetë pas vendimit të trajnerit Tite për t’i hequr shiritin e kapitenit sulmuesit të PSG-së.

Turneu i Copa America nis më 14 qershor me sfidën Brazil-Bolivi, që do të zhvillohet në “Sao Paulo”.