Shqipëria

Lëndohet mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë

Berat Gjimshiti ishte mes lojtarëve titullarë në ndeshjen e Atalantës në transfertë ndaj Sportingut të Lisbonës në Europa League.

Në sfidën që bergamaskët fituan me shifrat 1-2, mbrojtësi i kombëtares zhvilloi një ndeshje të mirë, por që nuk mundi ta dërgonte deri në fund. Trajneri Gasperini e zëvendësoi Gjimshitin në minutën e 54 për të aktivizuar Toloin.

Nuk bëhej fjalë për një zëvendësim të thjesht taktik, por për diçka më tepër pasi mbrojtësi ndjeu një lodhje muskulore në kofshën e djathtë.

Vetëm analizat më të detajuara do të mund të tregojnë shkallën e dëmtimit nëse ka një të tillë, teksa Gjimshiti mban kështu në ankth Atalantën, por mbi të gjitha kombëtaren dhe trajnerin Sylvinho që më datë 12 tetor kanë një finale të vërtetë si ajo ndaj Çekisë.