Lekaj për Haradinajn: Nga ajo rrugë që po merr sot, u ktheve gjithmonë edhe më fitimtar

Kryeministri Ramush Haradinaj sot merr rrugë për në Hagë.

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Dukagjinit pritet të intervistohet nga prokurorët e Gjykatës Speciale në Hagë më 24 korrik në cilësinë e të dyshuarit.

Ftesa nga Gjykata Speciale ishte arsyeja që Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Ministri i Infrastrukturës nëpërmjet, Pal Lekaj një postimi në Facebook deklaroi se Haradinaj është kthyer gjithmonë fitimtar nga Haga.

“Nga ajo rrugë që po merr sot, u ktheve gjithmonë edhe më fitimtar.

Kosovën e ke prapa.

Dalsh faqebardhë!”, ka shkruar Lekaj.

loading…