Kandidatja për deputete nga radhët e AAK-së me numrin 6, Albana Bytyqi, ka reaguar ashpër pas kërcënimeve dhe gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale ndaj bashkëpartiakut të saj, Pal Lekaj.
Përmes një reagimi publik, Bytyqi ka dënuar fyerjet, linçimin verbal dhe thirrjet për dhunë, duke theksuar se një gjuhë e tillë nuk ka vend në debatin publik dhe as në politikë.
“Mund të kemi dallime në bindje, kritika e kundërshtime, por askush nuk meriton kërcënime apo linçim verbal për shkak të një fotografie, një takimi apo një qëndrimi politik”, ka deklaruar ajo.
Sipas Bytyqit, Kosova është ndërtuar mbi demokracinë, respektin dhe fjalën e lirë, ndërsa ka bërë thirrje që të ruhet kultura e komunikimit dhe dinjiteti njerëzor.
“Urrejtja nuk sjell as zhvillim, as zgjidhje. Kjo sjellje është e turpshme dhe kjo metodë e ulët duhet të dënohet”, ka përfunduar kandidatja e AAK-së.







