Leja e Vuçiq: Presidenti serb kërkoi që në Kosovë të ruhet nga eskorta e tij e me armë të gjata

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë kërkesë që ta vizitojë sot Kosovën, i shoqëruar nga dy prej njerëzve problematik të tij në raport me Kosovën, ministri i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin dhe Marko Gjuriç si dhe Shefin e të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.

Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë të ditur se kanë marrë një kërkesë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe disa zyrtarë të tjerë serbë, për të vizituar Kosovën.

Përveç refuzimit të kërkesës, MPJ ka thënë se kërkesa e tij është më shumë ofendim sesa provokim në një kohë kur Kosova po përballet me dhimbjen e personave të pagjetur.

Po ashtu, ministrja Meliza Haradinaj-Stublla ka njoftuar se e ka shtyrë vizitën e saj në Kizhevak të Serbisë ku u gjet një varrezë masive me trupat e shqiptarëve të vrarë në luftë.

Ndërkohë, RTK raporton se kërkesa është bërë përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, ashtu siç parashikohet në marrëveshjen e Brukselit për vizita të tilla.

Vuçiç ka kërkuar që Kosova t’i sigurojë ekipit të tij eskortë policore për përcjellje gjatë qëndrimit në Kosovë, e po ashtu edhe t’ua lejojë mbajtjen e armëve gjatë kësaj vizite.