Leipzigu vazhdon formën e mirë

Leipzigu ka vazhduar formën e mirë në Bundesligë, duke e mposhtur në shtëpi Union Berlinin me rezultat prej 3 me 1.

Ishin mysafirët që kaluan të parët në epërsi në minutën e 10 të ndeshjes përmes Bulterit.

Por, në pjesën e dytë vendasit shënuan tre gola, dy prej tyre i shënoi sulmuesi Werner, kurse një e shënoi Sabitzeri.

Leipzigu është lider me 40 pikë, derisa Union Berlini në vendin e 12 ka 20 pikë.