Leipzigu thellon krizën e Werderit të Rashicës, merr kreun

Leipzigu ka shënuar fitore të lehtë në shtëpi ndaj Werderit, për t’ia vështirësuar punët për mbijetesë.

Vendasit shënuan fitore prej 3 me 0.

Klostermann, Schick, e Mukiele shënuan golat e fitores për vendasit.

Milot Rashica ishte i plotë për Werderin në këtë takim.

Me këtë fitore Leipzigu rimerr kreun me 45 pikë, derisa Werderi në vendin e parafundit ka 17 pikë.