Skuadra gjermane e RB Leipzig ka këshilluar tifozët e vet në lidhje me ndeshjen në udhëtim kundër Cërvena Zvezdas në Champions League.
Klubi ka paralajmëruar tifozët që të mos shfaqin hapur veshjet e tyre në Beograd në ndeshjen e së martës në mbrëmje, të përdorin vetëm shërbimet zyrtare të taksive dhe të këmbejnë paratë vetëm në zyrat e autorizuara të këmbimit.
Pritet që rreth 500 tifozë të Leipzigut ta shikojnë ndeshjen në Beograd.
Klubi gjithashtu i referohet një udhëzuesi udhëtimi për Beogradin i krijuar nga një tifoz i Leipzigut.
Udhëzuesi përmban raporte nga mbështetësit e klubit të Young Boys të Bernës për përvojat e tyre me shoferët e taksive beogradas, të cilët thuhet se kanë fryrë çmimet dhe në raste kanë qenë edhe të dhunshëm. Ka pasur raste gjithashtu që pasagjerët nuk janë dërguar në destinacionin e dëshiruar.
Një tjetër ndëshkim ndaj Yllit të Kuq të Beogradit ka të bëjë me numrin e shikuesve. Për shkak të një penalltie të UEFA-s që rrjedh nga një koreografi e ultrasve në ndeshjen kundër Young Boys, duke nderuar sulmin nga terroristët serbë në Kosovë, numri maksimal i shikuesve është kufizuar në 45,000 në vend të 50,000 sa janë zakonisht.
RB Leipzig thotë se “ky incident lidhet me tensionet për statusin e Kosovës, autonomia e së cilës nuk njihet nga Serbia”.
Ndeshja mes Cërvena Zvezdës dhe Leipzigut zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00. /Klankosova.tv







