Leipzigu dhe Paris Saint-Germaini kanë barazuar të mërkurën mbrëma.

Ndeshja ndërmjet gjermanëve dhe francezëve që i takoi xhiros së katërt të Grupit A në Ligën e Kampionëve, përfundoi me rezultatin 2:2.

Christopher Nkunku shënoi i pari në minutën e tetë i asistuar nga Andre Silva. Ishte vetë Silva i cili humbi penalltinë në minutën e 12-të. Kjo u kushtoi vendësve të cilët barazuan shifrat në minutën e 21-të.

I njëjti futbollist e realizoi edhe golin e dytë personal në ndeshje në minutën e 39-të.

Leipzigu luajti deri në fund dhe fitoi penallti, të cilën në minutën e 92-të e konkretizoi në gol hungarezi Dominik Szoboszlai.

PSG-ja mbetet në pozitën e dytë në grup me 8 pikë, kurse Leipzigu është i fundit me një pikë.