Leipzig shkakton befasinë e mbrëmjes ndaj Cityt, Interi me vështirësi e mund Porton

Kanë përfunduar dy ndeshjet e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve.

Interi e ka mposhtur me vështirësi Porton në stadiumin “Giuseppe Meazza”.

Romelu Lukaku ishte heroi i Interit në këtë përballje kur shënoi golin e vetëm në minutën e 86-të.

Lepzigu shkaktoi befasinë e mbrëmjes duke e ndalur me barazim 1:1 Manchester Cityn në shtëpi.

“Qytetarët” avancuan pas 27 minutave me golin e futbollistit Riyad Mahrez.

Epërsinë e Cityt e “shkriu” mbrojtësi kroat i Leipzig, Gvardiol në minutën e 70-të kur shënoi me kokë.

Ndryshe, këto janë përballjet e para ndërmjet këtyre skuadrave në 1/8 e finales, teksa ndeshjet e kthimit luhen pas tri javësh.