Leipzigu rikthehet te fitorja në Bundesliga, kampionat ku fituan sot edhe M’Gladbach dhe Bochum. 2-1 fitoi Marco Rose përballë Heidenheimit.
Lois Openda zhbllokoi takimin me penallti pas gjysmë ore lojë, ndërkohë që vendasit gjetën edhe golin e dytë me anë të Yussuf Poulsen.
Në shtesat e së parë, skuadra mike shkurtoi rezultatin falë golit të Benedikt Gimber (45+2’). Sfida nuk prodhoi më gola dhe në fund festuan lojtarët e Leipzigut.
Me të njëjtat shifra triumfoi edhe M’Gladbach kundër Hoffenheimit. Ndërkohë që Bochum, që të premten rinovoi me trajnerin, mposhti 3-1 Wolfsburgun. Duke siguruar tri pikë të arta për objektivin mbijetesë.
Përballja Bayern Munchen-Union Berlin, u shty për shkak të reshjeve të dendura të dëborës në Bavari.







