Leicesteri pëson tjetër humbje, mbetet shumë larg Liverpoolit

Leicesteri ka pësuar një tjetër humbje në Premier Ligë për të mbetur larg Liverpoolit të cilin e ndiqte një kohë në rrugën për kreun e tabelës.

Pas humbjes nga Southamptoni, Leicesteri tash ka pësuar nga Burnley si mysafir 2 me 1.

Wood e Westwood shënuan për Burnleyn, teksa te Leicesteri realizoi Barnes. Jamie Vardy humbi penaltinë në minutën e 68-të kur ekipet ishin duke barazuar.

Në tabelë, Leicesteri ngelet i treti me 45 pikë të tubuara, 16 më pak se lideri Liverpool që tash ka dy ndeshje më pak se ekipi i Brendan Rodgersit. Manchester City është i dyti me 48 pikë.