Ish kapiteni

Legjenda e Unitedit nuk arrin t’i kuptoj problemet e Lukakut me shtimin e peshës

Ish kapiteni i Manchester Unitedit, Garry Neville ka mbetur i befasuar me përgatitjen e dobët fizike të sulmuesit belg, Romelu Lukaku.

25 vjeçari e lidhi formën e dobët të tij me shtimin e peshës, veçanërisht të masës muskulare gjatë Kampiontatit Botëror që u mbajt në Rusi verën e kaluar.

Prej përfundimit të Kupës së Botës, Lukaku ka pasur një formë të tmerrshme te Manchester United, duke shënuar vetëm 6 gola në Premier League këtë edicion.

Gary Neville e vuri në dyshim profesionalizmin e belgut dhe atë të trajnerëve fizik të “Djajve të Kuq”.

“Kam probleme ta kuptoj këtë problmemin e peshës, ndoshta për tipin e lojtarit që isha. Mund të luani keq, të humbasni disa raste, mund të bëni gabime, gjëra këto që ndodhin në futboll, por nuk mund të neglizhoni përgatitjen fizike. Secili duhet ta pyes vetën se, A zgjohem çdo mëngjes? A konsumoj ushqimet e duhura? A shkoj në palestër në kohën e caktuar? E vë në dyshim edhe punën e trajnerëve fizik të klubit. Në një kohë kur keni 55 njerëz që janë staf për të ndihmuar futbollistët, me nutricionistë, trajnerë të forcës dhe kondicionit, e kam të vështirë ta kuptoj sesi lihet një lojtar të ndjej se është në mbipeshë”, u shpreh Neville.

Romelu Lukaku ka pasur një seri negative prej gati 3 muajsh pa shënuar gol, mes periudhës shtator-dhjetor, ndërsa goli i realizuar ndaj Southamptonit ishte i pari për të në fanellën e Unitedit pas 12 ndeshjeve.