Kosovari

Legjenda e Liverpoolit me deklaratë të madhe për Shaqirin

Paraqitjet e Xherdan Shaqirit në fanellën e Liverpoolit kanë impresionuar të gjithë.

Anësori me prejardhje nga Kosova po shijon kohën e tij te Liverpooli, duke u shndërruar në një lojtar shumë të rëndësishëm për skuadrën nga ‘Anfield Road’.

Pas një paraqitje fantastike në Ligën e Kampionëve kundër Crvena Zvezdës, Shaqiri ka qenë në detyrë edhe në fitoren e Liverpoolit në fundjavë kundër Burnleyt, ku edhe shënoi një gol të bukur.

Paraqitjet e Shaqirit janë vlerësuar lartë nga legjenda e Liverpoolit, John Aldridge.

“Kur Shaqiri u inkuadrua kundër Cardiff City, ndeshja ndryshoi dhe ne u bëmë të paparashikueshëm”, shkroi ai për Liverpool Echo.

“Zgjuarsia e tij, përvoja e tij, lëvizjet e tij dhe kalimi i shkëlqyer i lojtarëve, ndryshuan gjithçka. Dhe goli i bukur gjithashtu që shënoi. Shaqiri e ka vendosur vetën në një pozicion fantastik pasi në ndeshjet e fundit që ka luajtur, atij mund t’i jepet vetëm nota nga 8 deri në 10. Ai ka qenë thjesht fantastik”.