Legjenda e Barcelonës këshillon klubin: Shisni Dembele!

Rivaldo beson se koha e Dembele te Barcelona ka marrë fund.

Legjenda braziliane e futbollit, dikur anëtar i Barcelonës, Rivaldo, ka dhënë komentet e tij mbi Ousmane Dembele.

Dembele transferohej nga Dortmund te Barcelona, por lëndimet ia pamundësuan atij që të tregonte maksimumin e tij.

Ka zëra që besojnë se francezit duhet dhënë edhe një shans, por kështu nuk mendon Rivaldo, i cili beson se tri vite duhej të ishin të mjaftueshme për lojtarin.

“Ousmane Dembele nënshkroi me Barcelonën gati tri vite më parë dhe ai ka pasur mjaftueshëm kohë për t’u përshtatur në skuadër dhe të dëshmonte vlerat e tij. Është e mundur që ai kurrë nuk do të tregojë kualitetet e tij në këtë klub”, ka thënë Rivaldo.

“Ai është akoma një lojtar me potenial të lartë, por unë mendoj se këtë verë do të jetë mundësia që Barcelona ta shes atë ose ta shkëmbejë atë për ndonjë lojtar që janë duke ndjekur”, ka shtuar braziliani.

“Ai ka qenë i pafat me lëndimet, por mendoj se ai duhet të provonte më shumë në disa raste”, ka thënë ndër të tjerash Rivaldo.

Dembele ka regjistraur 74 paraqitje me Barcelonën, duke shënuar 19 gola.