Legjenda e Arsenalit: A mund të ma thotë dikush cilësinë më të mirë të Xhakës?

Legjenda e Arsenalit, Emmanuel Petit, e ka kritikuar Granit Xhakën, duke këmbëngulur se nuk mund ta kuptojë dot përse mesfushori shqiptar është emëruar kapiten i klubit dhe duke thënë se nuk është i sigurt se çfarë di të bëjë Xhaka më së miri.

Përfaqësuesi shqiptar i Zvicrës shpesh e ka ndarë opinionin në mesin e përkrahësve të vet, me shumë prej tyre që nuk janë të bindur se Xhaka është mjaftueshëm i mirë për të qenë njëri prej lojtarëve kyç të topçinjve.

Xhaka u zgjodh kapiten i Arsenalit pas një votimi të fshehur nga të futbollistëve të klubit në shtator.

Petit, megjithatë, pretendon se nuk e kupton përse ish mesfushorit të Borussia Monchengladbach iu dha shiriti i kapitenit.

Klubi nga Londra Veriore e vazhdoi rekordin e tmerrshëm në udhëtim pas humbjes 1-0 të hënën kundër Sheffield United.

Petit beson se bashkatdhetari i tij Matteo Guendouzi është mesfushori i vetëm në skuadrën e Arsenalit që po tregon cilësi të një udhëheqësi.

“A mund ta imagjinoni Patrick Vieira në fushë të hënën mbrëma? Ai do t’u kishte bërtitur bashkëlojtarëve duke i pyetur: “Çfarë dreqin po bëni?”

“Nuk e shoh Xhakën duke e bërë këtë. Por e shoh Guendouzin – ai është ndër të paktët që dëshiron ta fitojë çdo ndeshje. Ai ka zemër luani”, tha Petit.

Duke folur për Xhakën, Petit shtoi: “A mund të ma thotë dikush cila është cilësia më e mirë e Xhakës? Nuk e di përse ai është bërë kapiten. I mungon lidershipi”.

loading…