“Legena jeni”, Buzhala krahason deklaratat e përkrahësve të Kurtit për produktet serbe para dhe pasi ai u bë kryeministër

Gazetari Berat Buzhala ka kritikuar përkrahësit e kryeministrit Kurti në lidhje me thirrjen për bojkotim të produkteve serbe.

Buzhala ironizoi me “deklaratat kontradiktore” të përkrahësve të Kurtit. Këta të fundit gjatë kohës që Thaçi e Mustafa ishin kryeministra bënin thirrje për bllokim të mallrave serbe, ndërsa tani bëjnë thirrje që mos të blehen mallrat serbe.

Servilet e Kurtit: – Kur Mustafa dhe Thaci ishin kryeministra, u benin thirrje me i blloku mallrat serbe qe po shiten ne Kosove; – Kur Kurti eshte kryeminister, i bejne thirrje popullit mos me i ble, bile e fajesojne pse po blene. Legena jeni“, ka shkruar Buzhala.