Kandidati për Kuvend Komunal të Komunës së Lipjanit, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ymer Ratkoceri, ka treguar për planin e tij në legalizimin e objekteve pa leje dhe regjistrimin e pronës.
Ai ka thënë se legalizimi i objekteve pa leje dhe regjistrimi i pronës ndikojnë në zhvillimin ekonomik të komunës, dhe gjithashtu në rritjen e kapitalit.
Ky është shkrimi i plotë i Ratkocerit në Facebook:
Legalizimi i objekteve pa leje është proces i domosdoshëm, sepse ndihmon qëndrueshmërinë ekonomike të familjeve dhe bizneseve.
Regjistrimi dhe legalizimi i pronës nënkupton që ju keni kapital, e këtë kapital mund ta përdorini për ta rritur biznesin tuaj, për ta blerë një pronë tjetër, për ta marr një kredi, sepse pronën mund ta vendosni si garanci në banka.
Njëkohësisht legalizimi dhe regjistrimi i pronës lehtëson shitblerjen e saj dhe trashigimia tek pasardhësit është më e lehtë.
Legalizimi dhe regjistrimi i pronës ua lehtëson jetën dhe pasuron qytetarët e Lipjanit.
Angazhimi im në Kuvendin Komunal të Lipjanit do të jetë prioritet legalizimi dhe regjistrimi i pronës, sidomos në objektet e kategorisë së dytë, afariste-banesore.







