Ledri nis pushimet me të dashurën

Ledri Vula ka nisur pushimet me Sarën.

Ledri Vula dhe Sara Hoxha ishin një nga çiftet e shoubizit, që karantina i ndau ngase ishin larg njëri-tjetrit.

Por, me t’u lehtësuar masat, duket se çifti nuk kanë pritur shumë dhe menjëherë kanë udhëtuar për të qenë pranë njëri-tjetrit.

Ishte Sara ajo e cila publikoi disa imazhe në rrjete sociale, në të cilat sjell pamje nga bregdeti, ndërsa shkruan “Kjo më bën shumë të lumtur”.

Ndërsa, në fotografinë tjetër ajo shfaqi Ledrin, i cili shihet i ulur pranë saj duke marrë rreze dielli.