Mbrojtësi i majtë, Leart Paqarada, ka shënuar gol në fitore e skuadrës së tij ndaj Holstein Kiel.

St Pauli fitoi me rezultat 4-3, duke mbajtur gjallë ende shpresat për vendin e tretë që dërgon në play-off për një vend në Bundesliga.

Paqarada shënoi golin e katërt të skuadrës së tij pas një bashkëveprimi në zonën e kundërshtarit, ku goditja e tij u devijua pak nga një mbrojtës, por në fund përfundoi në rrjetë.

74.: Weiter geht's: #Paqarada und #Saad spielen den doppelten Doppelpass in der Box, den Treffer macht dann letztendlich Kirkeskov.#ksvfcsp #fcsp | 1:4 pic.twitter.com/wfXBU8hBjr

— FC St. Pauli (@fcstpauli) May 19, 2023

Ky është goli i tij i dytë në Bundesliga 2, ndërsa ka edhe 10 asistime.

Paqarada pritet të luajë në Bundesliga, pasi ka marrëveshje me Kolnin, e cila ka mëdyshje, pasi klubi gjerman i elitës e ka të bllokuar afrimin e lojtarëve.