Leart Paqarada realizon gol të bukur në fitoren e St. Paulit VIDEO

Leard Paqarada ka shënuar një gol të bukur në fitoren e skuadrës së tij, St. Pauli, ndaj Wurzburger Kickers, të shtunën me rezultatin 4:0.

Mbrojtësi kosovar në minutën e 22-të realizoi një gol të bukur për t’i dhënë skuadrës së tij epërsinë prej 3:0.

Deri në fund skuadra vendasit realizuan edhe një gol për rezultatin final 4:0.

Për 26-vjeçarin ky është goli i parë në Bundesliga 2. Paqarada në 25 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion ka bërë edhe katër asistime.